Bashkëshortja e kandidatit të Partisë Demokratike për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, i cili u vra mbrëmjen e djeshme, Valbona Bahtiri-Ademaj ka prekur me reagimin që bëri për vrasjen e bashkëshortit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo është shprehur se kaën kaluar 17 vite martese me të dhe se çdo gjë e kalonin bashkë. Ajo gjithashtu ka shtuar se Ademaj nuk arriti që të përcillte djalin në klasën e parë.
“17 vite i kaluam së bashku me të mira e më vështirësi, por çdo gjë ishte e lehtë kur kishim afër njëri tjetrin, tejkaluam shumëçka bashkë, po sot më le përgjithmonë Astrit, mu Aelen e Buronin që nuk arrite ta përcjellësh në klasën e parë.
Besimi yt që kishe ndaj meje më bën më të fortë që të vazhdoj ti rris fëmijët tanë ashtu qysh ti deshe. Lamtumirë”, ka shkruar ajo.
/m.j