Kryeqyteti kinez, Pekini, inauguroi 10 itinerare të reja turistike për Murin e Madh, njoftoi Zyra Rajonale për Pasurinë Kulturore, citon “Xinhua”.
Rrugët e reja mbulojnë 9 fshatra dhe 27 zona peizazhi në Parkun Kulturor Kombëtar të Murit të Madh, që lidhin pjesët kryesore të tij, si Juyongguan, Badaling dhe Mutianyu. Karakterizuar nga trashëgimi e pasur kulturore dhe peizazhe të harlisura, itineraret do të japin një pasqyrë të plotë të kulturës së Murit të Madh.
Përurimi i rrugëve të reja bëhet në kuadër të Festivalit të Kulturës së Murit të Madh. Muri i Madh, me një gjatësi totale prej mbi 20.000 km, është shpallur Trashëgimi Botërore nga Unesco dhe përbëhet nga shumë seksione të ndërlidhura. Pekini ka një total prej 520 km seksionesh në territorin e tij, ndër të cilat më i vizituari është Badaling.
/b.h