Maqedonia e Veriut pranë dozës së tretë: Ministri i Shëndetësisë: Të gjitha studimet të çojnë aty!

Venko Filipce 780x439

MAQEDONI E VERIUT

Maqedonia e Veriut së shpejti mund të marrë vendimin për aplikimin e dozës së tretë përforcuese të vaksinës antiCovid.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka pohuar se ka pasur një takim me përfaqësuesit e Pfizer dhe deklaroi që të gjitha studimet të çojnë tek nevoja për një dozë të tretë, por duhet të zyrtarizohen të dhënat për t’u aplikuar.

“Kemi pasur takim me ta javën e kaluar. Kemi dëgjuar informatat e tyre rreth studimeve klinike, rreth dozës së tretë. Për shkak se Pfizer është kompani që është më e avancuar në studime klinike. Të gjitha studimet shkojnë drejt asaj që me siguri do të ketë edhe dozë të tretë të vaksinës, por presim që këto të dhëna të zyrtarizohen”, tha mes tjerash Filipçe.

Ndërkohë Filipçe ka siguruar se Maqedonia e Veriut nuk vuan për vaksina pasi ka në dispozicion rreth 300 mijë doza, 115 mijë AstraZeneca, 110 mijë Pfizer dhe 100 mijë Sinovac, por priten dhe të tjera në vijim.

Nuk dihet se çfarë linje do të ndjekë Maqedonia e Veriut pasi SHBA është e vendosur për të miratuar dozën e tretë, EMA është kundër kurse OBSH ka bërë thirrje që vendet e pasura mos e aplikojnë por t’ia dhurojnë vendeve që janë mbrapa me procesin.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com