• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sulmuesi i kombëtares, Vrioni rrëfen një episod të bukur me Ronaldon te Juvja: Më mori mënjanë, më tregoi diçka…

by Java News
04/09/2021 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Xhakomo Vrioni është futbollist i dalë nga akademia e Juventusit, por i huazuar te skuadra austriake e Tirolit,

vrinoi

Aventura në Austri ka nisur në mënyrën më të mirë për Vrionin që ka gjetur rrjetën 4 herë në 6 ndeshje të luajtura. Në një intervistë për gazetën italiane ‘’Tuttosport’’, 22-vjeçari u shpreh se ka një kujtim të bukur me Ronaldon i cili i ka treguar një sekret që nuk do ta thotë kurrë.

Pas debutimit tuaj në Serie A me Juventusin e Sarrit dhe 1 vit trajnim nga Pirlo, pse zgjodhët të largoheni përsëri drejt Austrisë?
Të provosh një përvojë në një kampionat të huaj ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja. Kështu, kur Juventusi dhe agjenti im Silvio Paliari më ofruan këtë mundësi, unë nuk e hodha poshtë. Dhe unë jam gjithnjë e më i kënaqur me zgjedhjen që kam bërë. Këtu në Uatens gjeta një mjedis të mirë, një ekip të shkëlqyer dhe një klub super të organizuar.

Nga cili sulmues jeni frymëzuar?
Që fëmijë kam pasur pikë të dobët Bobo Vierin. Tani shikoj me kujdes Levandovskin, Benzeman dhe Kristiano Ronaldo, me të cilin gjithashtu pata kënaqësinë të stërvitem për një vit e gjysmë te Juventusi.

Çfarë mendoni për CR7?
Gjëja e parë që vjen në mendje, përveç faktit se është një makinë perfekte në gjithçka, është profesionalizmi. Takova një kampion vërtet maniak. Por gjithashtu mësova shumë nga Dibala dhe Morata, me të cilët krijova një miqësi të mirë.

Çfarë anekdote u thoni miqve tuaj kur ju pyesin për Ronaldon?

“Kristiano një herë më mori mënjanë dhe më tha diçka shumë të bukur. E mbaj në zemër, si sekret. Unë nuk po e them këtë për ta treguar sekretin: Unë kurrë nuk ia kam thënë askujt, madje as miqve të mi më të ngushtë, dhe kurrë nuk do ta them. Shokët e mi të skuadrës te Tiroli më bëjnë shumë pyetje për Juventusin. Dhe jo vetëm për Ronaldon. Mbrojtësit janë të intriguar nga Kielini, De Ligt dhe Bonuçi “.

PANORAMASPORT.AL

Next Post
Përmet/ Policia arreston në flagrancë dy persona për dhunë dhe drogë (Emrat)

Përmet/ Policia arreston në flagrancë dy persona për dhunë dhe drogë (Emrat)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelenskyy mbështet ‘ngrirjen’ e vijës së frontit si hap të parë drejt armëpushimit në Ukrainë

Zelensky: Negociata për paqen do mbahen në muajin nëntor! Takimi Ukrainë-Rusi-SHBA, në Abu Dhabi

October 24, 2026
FOTO-LAJM/ Gjëmim daulleje, valle tropojane dhe thirrje për revolucion, mbështetësit e PD-së kërcejnë rreth zjarrit para Kryeministrisë

FOTO-LAJM/ Gjëmim daulleje, valle tropojane dhe thirrje për revolucion, mbështetësit e PD-së kërcejnë rreth zjarrit para Kryeministrisë

October 24, 2026
“U bënë thirrje për molotovë, gurë e sulme ndaj efektivëve”- Policia: Distancohuni nga dhuna, prindërit të ruajnë fëmijët! Do të identifikohen të gjithë

“U bënë thirrje për molotovë, gurë e sulme ndaj efektivëve”- Policia: Distancohuni nga dhuna, prindërit të ruajnë fëmijët! Do të identifikohen të gjithë

October 24, 2026
Protesta edhe në Spanjë, por pa dhunë! Kërkohet zgjidhje për krizën e strehimit

Protesta edhe në Spanjë, por pa dhunë! Kërkohet zgjidhje për krizën e strehimit

October 24, 2026
Kovaçi: Bojkoti nis sot deri në plotësimin e kërkesave të studentëve

Pedagogu në auditor dhe deputeti në Kuvend

October 24, 2026
“Paguaj 2-3 patronazhistë dhe…”- Revolucionarja e protestës i tregon deputetes socialiste Sara Mila “sekretin” se si blihen komentet online

“Paguaj 2-3 patronazhistë dhe…”- Revolucionarja e protestës i tregon deputetes socialiste Sara Mila “sekretin” se si blihen komentet online

October 24, 2026
Rikthehet shpejtësia e “Starlink” dhe “Starshield” në Ukrainë pas një jave kufizimesh

Rikthehet shpejtësia e “Starlink” dhe “Starshield” në Ukrainë pas një jave kufizimesh

October 24, 2026
FOTO/ Nën ritmin e daulles dhe valles, deputetët dhe mbështetësit e PD-së djegin tryezën e dialogut të Ramës para Kryeministrisë!

FOTO/ Nën ritmin e daulles dhe valles, deputetët dhe mbështetësit e PD-së djegin tryezën e dialogut të Ramës para Kryeministrisë!

October 24, 2026
Pamjet me dron/ Protesta e PD e parë nga sipër, protestuesit e opozitës heqin maskat! I vënë zjarrin ‘sofrës së dialogut’, tymi i zi mbulon sheshin

Pamjet me dron/ Protesta e PD e parë nga sipër, protestuesit e opozitës heqin maskat! I vënë zjarrin ‘sofrës së dialogut’, tymi i zi mbulon sheshin

October 24, 2026
FOTO-LAJM/ Protesta kombëtare, kryepolici Hita inspekton në terren efektivët e angazhuar në terren! Zbulohen kërkesat për blutë

FOTO-LAJM/ Protesta kombëtare, kryepolici Hita inspekton në terren efektivët e angazhuar në terren! Zbulohen kërkesat për blutë

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In