Pas deklaratave të presidentit serb Tomislav Nikoliç për shtetin e Malit të Zi, duke e konsideruar shtetin bregdetar si lodër dhe se do ta humbë pavarësinë me vetëdije duke i pranuar të gjitha kombinacionet për tu bërë anëtare e NATO-s, ka reaguar kryeministri malazez.
Milo Gjukanoviç ka thënë se është i befasuar nga presidenti serb dhe deklaratat e tij, që ai i kishte lexuar si pjesë paraprake e një interviste të Nikoliçit për Sputnik, transmeton Koha.net. Gjukanoviç me një dozë dyshimi mbi intervistën ka thënë se po të jetë ashtu siç ka lexuar, do të jetë mjaft i befasuar dhe se nuk pranon asnjë ton të lartë nga Beogradi.
Ai më tej ka thënë se Mali i Zi do të vazhdojë integrimin në BE dhe NATO.