Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se në mesin e viktimave nga COVID-19 është edhe një grua shtatzënë.
Viktima ishte e moshës së re, e lindur më 1991.
“Para 2 – 3 ditësh, kanë qenë 31 gra shtatzëna të hospitalizuara në Klinikën e Gjinekologjisë. 10 prej tyre me oksigjeno-terapi. Gjatë javës së kaluar dy janë pranuar në mjekimin intensiv. Njëra nga to fatkeqësisht ka ndërruar jetë dje. E lindur më 1991 (31 vjeç) e pavaksinuar. Të gjitha janë të pavaksinuar me dy doza”.
/b.h