• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emrat e qeverisë “Rama 3″/ Kush ikën dhe kush vjen?

by
31/08/2021 19:58
Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during a joint press conference with Serbian President Aleksandar Vucic (unseen) and North Macedonian Prime Minister Zoran Zaev (unseen) after their meeting to discuss easing of customs barriers between their countries in Novi Sad, Serbia, on October 10, 2019. (Photo by OLIVER BUNIC / AFP) (Photo by OLIVER BUNIC/AFP via Getty Images)

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ethet e ministrave të kabinetit Rama 2 që shpresojnë të rikonfirmohen dhe kandidatëve për tu ulur në qeverinë Rama 3 do të vijojnë deri në orën 10 të datës 2 Gusht.

Përbërjen e skuadrës së tretë qeverisëse Edi Rama po e ruan me fanatizëm deri në mbjelljen Asamblesë Kombëtare këtë të Enjte. Në një kohë kur ka konfirmuar Elisa Spiropalin si ministre për marrëdhëniet me parlamentin dhe Taulant Ballën në krye të grupit parlamentar, në selinë rozë nuk mungojnë hamendësitë për emrat e ministrave të rinj.

Për momentin thonë burime nga PS, Belinda Balluku Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë është në pol pozicion të rikonfirmit por mund ti hiqetEnergjia, duke u bashkuar me Mjedisin e krijuar një ministri te me gjatë si besohet Benet Becit.

Ftesa për vijuar drejtimin e shëndetësisë ka mbërritur tek Ogerta Manastirliu. Edhe ministria e saj do të ristrukturohet duke i hequr Mbrojtjen Sociale e cila bashkohet me Sportin dhe Rinë nga ku drejtimi mund t’i besohet Bora Muzhaqit aktualisht zëvendës ministre arsimi.

Edhe Olta Xhaxhka shihet si një kandidaturë potenciale për të vazhduar drejtimin e diplomacisë shqiptare e vijuar koordinimin e suksesshëm deri më tani prej saj, në operacionin humanitarë të strehimit të afganëve.

Parashikohet edhe ndarja e Ministrisë së Financave nga Ekonomia ku në njërën prej dy këtyre ministrive do ti besohet Arben Ahmetajt bashkë me vijimin e drejtimit të punëve të rindërtimit nga tërmeti.

Ministria e Brendshme ku asnjë ministër nuk e ka përfunduar mandatin deri në fund mbetet e paqartë nëse do ta drejtojë Bledi Cuci emri të cilit po qarkullon edhe si pasardhës i Gramoz Rucit në parlament.

Edi Rama mund të surprizojë me këtë ministri, duke ia besuar për herë të parë një gruaje dhe ajo mund tw jetw Olta Xhacka.
Sikurse me të gjitha gjasat nuk do të mungojë edhe një ministre grua nga Kosova. Emri më i mundshëm ai i Vlora Çitakut të cilës Rama edhe mund ti besojë ministrinë e diasporës në vend të Pandeli Majkos.

Arsimi, Ministria e Drejtësisë, Mbrojtja,Kultura, Turizmi dhe Sipërmarrja pritet të drejtohen nga ministra të rinj.

Edi Ramës do ti duhet të zgjedhë një numër 2 të ri në qeveri, pas sinjaleve jo konfirmuese për vetën lëshuar, nga zëvendës kryeministri Erion Brace. Gara se kush do ta drejtojë parlamentin është më e forta dhe sfiduesja brenda PS pasi Edi Rama preferon një grua nga ku me e kuotuara për këtë post është ish ministria e arsimit Lindita Nikolla./ TCH

/b.h

Next Post
Si ta kuptosh që ajo do të bëjë seks me ty pa të thënë asnjë fjalë

Si ta kuptosh që ajo do të bëjë seks me ty pa të thënë asnjë fjalë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meloni u jep italianëve mundësinë të zgjedhin targa të personalizuara për makinat

Meloni u jep italianëve mundësinë të zgjedhin targa të personalizuara për makinat

October 29, 2026
Doganat në operacion, zbulohet magazina e kafesë ku bëhej evazion fiskal në Durrës, subjekti gjobitet me rreth 18 milionë lekë!

Doganat në operacion, zbulohet magazina e kafesë ku bëhej evazion fiskal në Durrës, subjekti gjobitet me rreth 18 milionë lekë!

October 29, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Transferimi i Veliajt në Fier dhe pikëpyetjet që mbeten

October 29, 2026
“Zgjedhje të turpshme”, Trump kritikon procesin zgjedhor në Brazil

“Zgjedhje të turpshme”, Trump kritikon procesin zgjedhor në Brazil

October 29, 2026
Skandali i ri, Kina spiunoi shefin e “Nvidia”, presidenti Trump e dinte dhe heshti!

Skandali i ri, Kina spiunoi shefin e “Nvidia”, presidenti Trump e dinte dhe heshti!

October 29, 2026
“Nëse akuzoni, faktojeni!”- Akuzat për trafik armësh, reagon ministri Nufi: Interesi kombëtar nuk mund të bëhet peng i fantazisë televizive!

“Nëse akuzoni, faktojeni!”- Akuzat për trafik armësh, reagon ministri Nufi: Interesi kombëtar nuk mund të bëhet peng i fantazisë televizive!

October 29, 2026
Bisedimet për paqen, Zelenskyy njofton vizitën e ekipit negociator në SHBA -

Sulmi me dron në Dnipro ndaj civilëve, Zelensky kërkon sanksione më të rrepta ndaj Rusisë!

October 29, 2026
Po i arratiseshin Policisë, aksidentohen dy të rinj në autostradën Durrës-Tiranë! Makina përfundon në kanal, po bënin manovra të rrezikshme

Po i arratiseshin Policisë, aksidentohen dy të rinj në autostradën Durrës-Tiranë! Makina përfundon në kanal, po bënin manovra të rrezikshme

October 29, 2026
Turqia mohon çdo ndërhyrje në zgjedhjet izraelite

Turqia mohon çdo ndërhyrje në zgjedhjet izraelite

October 29, 2026
Hetim pasuror për Tahirin, ish-ministri paraqitet në SPAK, pyeten edhe disa biznesmenë

Po kërkon pafajësinë, Gjykatës së Lartë merr në shqyrtim rekursin e ish-ministrit Saimir Tahiri! Zbulohet edhe data e shqyrtimit të çështjes

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In