Sot, Diana de Vegh, 83 vjeç, është bërë gjyshe e dy mbesave. Ajo është e verbër dhe vitet kanë lënë shenjën e tyre. Por nuk ka qenë përherë kështu.
Në vitin 1958 ajo ishte një studente plot jetë e kolegjit Radcliffe, kohë kur Kenedy, në një sallë në Boston, mbante fjalimin e tij për tu rizgjedhur senator. Papritur, ai u ul në tavolinën e saj dhe e ftoi në një event që mbahej javës tjetër. Presidenti i 35 i ShBA-ve dhe Diana de Vegh do të flinin së bashku për katër vitet qe do të vinin.
“Nuk e kuptova si u ndava nga studentët e tjerë. Unë isha 20 vjeç, e dominuar nga hormonet dhe tmerrësisht e dashuruar me këtë njeri enigmatik”, ka shkuar ajo për Air Mail News në rrëfimin e saj të parë mbi romancën sekrete me John Kenndey. Kennedy në këtë kohë ishte 40 vjeç, i martuar dhe dhimbjet e shpinës sapo i kishin filluar.
Kjo nuk i pengoi ata të dy. Kennedy dërgonte shoferin ta merrte studenten e ta sillte kudo që mbante fushatën. Stafi e thërriste “zemër” dhe i shërbente kafe por tregoheshin të kujdesshëm që ajo të mbante një distancë në evente publike edhe pse ktheheshin të dy së bashku në makinë kur gjithçka kishte përfunduar.
“Është e thjeshtë dhe na leverdis emocionalisht sepse zonja (Jacqueline) Kennedy nuk do të marrë pjesë në këto fushata ”, kështu ja ka shpjeguar Kennedy situatën e tyre.
Marrëdhëniet e tyre intime ndodhnin fillimisht në apartamentin e Kennedy në Boston, por më pas ajo mori një shtëpi në Washington për të qenë më afër tij ndërsa ai mori detyrën presidenciale.
Por, në 1962, kur Kenedy mori vesh se ekonomisti hungarez me të cilin diskutonte politikat e tij ishte babai i Dianës, ai u ftoh plotësisht. Ata filluan të takohen rrallë dhe më rrallë derisa i ndërprenë kontaktet plotësisht dhe Diana u largua për në Paris zemërthyer.
Kjo ishte hera e fundit që ata u takuan. John Kenndy do të vritej në një atentat gjatë paradës së tij presidenciale më 22 nëntor, 1962.
/m.j