Vijon të jetë e rëndë situata e pandemisë në Kosovë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 20 viktima nga COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 932 raste të reja të infektuara me virus. Sot janë shëruar 962 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 114.661.
Të dhënat janë bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë.
Njoftimi i MSH-së:
30 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 7.384 testime, 932 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 20 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 962 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 114.661.
Në total numri i rasteve aktive është 26.525.
/b.h