Masat e reja të vendosura nga qeveria e Kosovës për shkak të rritjes së shifrave me COVID, kanë krijuar radhë të shumta automjetesh në doganën e Morinës, kjo pasi përf çdo qytetar që futet brenda kufirit të Kosovës kërkohet test ose vaksinë kundër COVID.
Qytetarët që udhëtojnë nga Shqipëria thonë se nuk është e drejtë kjo masë për sa kohë qytetarët nga Kosova udhëtojnë drejt Shqipërisë pa asnjë kusht të tillë.
“Na kanë kthyer për testin. Krejt kosovarët po vijnë te ne. Kjo nuk është e drejtë. Të bëhet ndonjë zgjidhje, Ndryshe as ata mos të vijnë. Ne shkojmë dhe punojmë në Kosovë. Nëse nuk bëhet ndonjë zgjidhje ne po dalim të bllokojmë rrugën dhe as ata mos të vijnë dhe as ne mos të shkojmë më andej”, shprehet njëri prej tyre.
Një tjetër pretendon se nuk është njoftuar për këtë vendim të ri, duke treguar se çdo ditë udhëton drejt Kosovës për të punuar në ndërtim për të siguruar bukën e gojës.
“Tani duhet karta e testit. Ne po shkojmë me punu në Kosovë. Nuk jemi informuar. Kur erdhëm këtu po na kthejnë. Atje punojmë në ndërtim, hamall. Për bukë jemi t’u shku”, thotë ai.
/a.r