Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, do të vizitojë sot Pakistanin, për herë të parë prej zgjedhjes së tij në këtë post vitin e kaluar. Ai ka vizituar sot Kabulin, ku ka takuar presidentin afgan, Ashraf Ghani.
“Këtë pasdite do të takoj edhe kryeministrin (e Pakistanit) Nawaz Sharif në Lahore”, ka shkruar Modi në Twitter. Pakistani po ashtu ka konfirmuar vizitën e Modit. “Detajet e takimit janë në përpunim e sipër”, ka thënë për televizionin shtetëror zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Pakistanit, Qazi Khalilullah, shkruan rel. Modi do të jetë kryeministri i parë i Indisë që viziton Pakistanin qysh në vitin 2004. Së voni, India dhe Pakistani janë pajtuar që të rinisin bisedimet për paqe, pas dekadave të marrëdhënieve të tensionuara, për shkak të kontesteve kufitare dhe akuzave për terrorizëm