Shkodra i dha lamtumirën muzikantit të njohur shkodran Kujtim Alija, i cili u nda nga jeta si pasojë e një sëmundjejë të rëndë.
Me kortezhin e bandës së qytetit të Shkodrës i është dhënë lamtumira e fundit ‘’Mjeshtrit të madh’’.
Homazhet në nderim të tij u zhvilluan në teatrin ‘Migjeni’, ku të pranishëm ishin familjarë, miq e bashkëpunëtorë.
Kolegët e miqtë kanë kërkuar që vepra e tij mos përfundojë me vdekjen e dirigjentit, por të vijohet nga artistë të tjerë për të rritur talentet tek fëmijët.
Dirigjenti Alija, po ashtu ishte organizator për shume vite i festivalit mbarëkombëtar të fëmijëve. Për më shumë se 3 dekada “Mjeshtri i madh” iu dedikua fëmijëve duke mos harruar edhe bandat muzikore. BW