Përcillet me nderime në Shkodër muzikanti Kujtim Alija, miqtë e kolegët: Vepra e tij të vazhdojë, të vazhdojë rritja e talenteve

Screenshot 8

Shkodra i dha lamtumirën muzikantit të njohur shkodran Kujtim Alija, i cili u nda nga jeta si pasojë e një sëmundjejë të rëndë.

Me kortezhin e bandës së qytetit të Shkodrës i është dhënë lamtumira e fundit ‘’Mjeshtrit të madh’’.

Homazhet në nderim të tij u zhvilluan në teatrin ‘Migjeni’, ku të pranishëm ishin familjarë, miq e bashkëpunëtorë.

Kolegët e miqtë kanë kërkuar që vepra e tij mos përfundojë me vdekjen e dirigjentit, por të vijohet nga artistë të tjerë për të rritur talentet tek fëmijët.

Dirigjenti Alija, po ashtu ishte organizator për shume vite i festivalit mbarëkombëtar të fëmijëve. Për më shumë se 3 dekada “Mjeshtri i madh” iu dedikua fëmijëve duke mos harruar edhe bandat muzikore. BW

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com