Një ditë pasi zbritën në tokën shqiptare, kanë lënë valixhet në dhomat e caktuara në godinat e ‘Qytet Studenti’, nuk kanë humbur kohë, por kanë dalë për të bërë një xhiro, atë që u kishte munguar aq shumë në atdheun e tyre, larg plumbave dhe të pa rrezikuar nga askush.
Afganët sot janë parë duke shëtitur në ‘Qytet Studenti’, në zonën që për ta është shndërruar tashmë si një shtëpi e dytë, ndonëse jo për shumë kohë, pasi me të filluar viti i ri akademik, ato do të largohen për t’u strehuar në ambiente të tjera, me shumë gjasa hotele si grupet e tjera.