SHBA ka konfirmuar të enjten se ka pasur një shpërthim jashtë aeroportit të Kabulit.
Shpërthimi ndodhi në kohën kur mijëra qytetarë po përpiqen të fluturojnë jashtë vendit.
Lajmi u konfirmua nga sekretari i shtypit në Pentagon, John Kirby, i cili shkruajti në Tëitter se ka ndodhur një shpërthim dhe se ishte ende e paqartë nëse kishte viktima.
Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Australia e kishin paralajmëruar një sulm të ngjashëm. Këto vende kishin lajmëruar shtetasit e tyre që të largohen urgjentisht nga aeroporti i Kabulit, për shkak të kërcënimeve terroriste.
/m.j