• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga punësimi tek shtetësia, të drejtat e 4 mijë afganëve që do vijnë në Shqipëri/ Veshmbathje, ushqim, shërbim shëndetësor e shkollim për fëmijët

by Java News
26/08/2021 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Qeveria miratoi dje vendimin për strehimin për një periudhë njëvjeçare të refugjatëve politikë afganë, të cilët po largohen nga vendi i tyre për t’i shpëtuar persekutimit dhe dhunës së talebanëve. Në vendim nuk përcaktohej numri, por disa orë më pas, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do të strehojë 4 mijë shtetas afganë. Me hyrjen në fuqi të vendimit të qeverisë, shtetasit afganë që do të strehohen në Shqipëri, përpos detyrimeve, do të kenë edhe disa të drejta, të parashikuara në ligjin e ri për azilin dhe që do të specifikohen në vijim me vendimeve të qeverisë dhe degëve të saj.

Refugjatëve afganë do t’u ofrohet menjëherë strehim i përshtatshëm, ushqim, veshmbathje, kushte minimale të higjienës dhe vizita mjekësore. Shërbimi shëndetësor përfshin aksesin falas në të gjithë sistemin që nga shërbimi i urgjencës. Ushqimi dhe veshmbathja mund të ofrohen edhe në formën e ndihmës financiare apo kuponëve. Për refugjatët afganë parashikohet edhe zhvillimi i programeve edukuese si dhe këshillim ligjor falas. Shtetasve afganë do t’u ofrohet ndihmë juridike falas nga shtetit për çdo çështje dhe procedurë, përfshirë edhe informacionin për të drejtat dhe detyrimet e tyre.

Fëmijët afganë që do të strehohen në Shqipëri, kanë të drejtë për ndjekjen e arsimit parauniversitar me të njëjtat kushte si edhe për fëmijët me shtetësi shqiptare. Kjo e drejtë mund të konsiderohet një sfidë e vështirë për shkak të mungesës së mësuesve afganë, ndryshmit të gjuhës dhe ndryshimit të programit arsimor. Ndërkaq, shtetasit afganë kanë të drejtë të punësohen në Shqipëri menjëherë pas akomodimit, megjithëse ligji për azilin parashikon se Shqipëria, për arsye të politikave të tregut të punës, mund t’u japë përparësi në tregun e punës shqiptarëve, më pas të huajve. Afganët kanë gjithashtu të drejtë për trajnime profesionale, ndërsa u garantohet plotësisht liria e mendimit dhe besimin fetar.

Pas marrjes së statusit të refugjatit, shtetasit afganë do të kenë të kenë të njëjtat të drejta si shqiptarët. Pas fitimit të statusit të refugjatit, afganëve do t’u ofrohet strehim 2-vjeçar falas, integrim në shoqëri, duke u mësuar historinë, gjuhën dhe kulturën shqiptare. Ata kanë të drejtë për arsim të mesëm dhe të lartë, për punësim dhe trajnime profesionale, të kenë pasuri të paluajtshme dhe të marrin të gjitha shërbimet e tjera njolloi si shqiptarët. Pas marrjes së statusit, afganët që duan të rrinë përgjithmonë në Shqipëri, mund të aplikojnë për të marrë shtetësinë shqiptare./shqiptarja.com

Next Post
Historia që tronditi botën. Babai shkonte me vajzat e tij dhe lindte fëmijë

Historia që tronditi botën. Babai shkonte me vajzat e tij dhe lindte fëmijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet sherri në Lezhë/ Babë e bir u konfliktuan me të plagosurin për pagesën e riparimit të automjetit

Zbardhet sherri në Lezhë/ Babë e bir u konfliktuan me të plagosurin për pagesën e riparimit të automjetit

September 25, 2026
“Nëna ime ishte kundër tij”, gruaja e Schumacher zbulon sekrete që do të donit t’i dinit

“Nëna ime ishte kundër tij”, gruaja e Schumacher zbulon sekrete që do të donit t’i dinit

September 25, 2026
Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

September 25, 2026
DREJTËSIA/ Nesër hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, rrudhen kompetencat e prokurorëve

Foreign Policy Journal: Reforma në drejtësi e Shqipërisë ka krijuar një pushtet pa llogaridhënie

September 25, 2026
Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

September 25, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë është e ligjshme!

“Gratë me funde të gjata janë nëna më të mira”, deklarata e Tajanit shkakton reagime dhe protesta

September 25, 2026
Plagosi me thikë 17-vjeçarin! Arrestohet emigranti shqiptar në Greqi

Kërcënoi një grua me foto nudo dhe i mori 15 mijë euro, shqiptari përfundon në polici në Rodos

September 25, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

September 25, 2026
IGJEUM: Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

“Shtatori mbyllet me surpriza”, meteorologia: Temperaturat rikthehen mbi 30 gradë

September 25, 2026
Murrizi: Për ata qelbanikë dhe fundërrina që më kërkojnë llogari, pse nuk flisja kur PD ishte në pushtet

Murrizi: Dumani pinte kafe çdo të hënë me Vlorën, në qershor 2025 e përzuri nga zyra

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com