LSI ka mbajtur mbrëmjen e sotme natën e tretë të kampit me të rinjtë në Jalë, shkruan newsbomb.al. E pranishme ka qenë dhe kryetarja e kësaj force politike Monika Kryemadhi, e cila në një moment nuk i ka mbajtur dot emocionet dhe është përlotur.
Ka qenë Ardit Çela ai i cili teksa ka marrë mikrofonin dhe ka dalë në skenë, ka falenderuar Kryemadhin për gjithçka ka bërë. Edhe për atë që ai e quajti “rrufepritëse e gabimeve” të anëtarëve dhe zyrtarëve të LSI.
“Edhe kur ne nuk kemi qenë ndonjëherë në lartësinë e duhur, edhe kur kemi bërë gabime, edhe kur nuk i kemi ditur shumë mirë shumë gjëra, ajo ka qenë aty duke qenë rrufepritëse e atyre gabimeve apo gjërave që ne kemi pasur mangut. Madje, ka mbajtur dhe ka pasur ngarkesa më shumë se çi kanë takuar kur të gjithë ne duhet të kishim bërë edhe më mirë punën tonë.
Monika faleminderit për gjithçka.
Ne jemi sot këtu për të treguar që nuk jemi dorëzuar. Ne do të vazhdojmë sepse nuk ëhstë thjesht për veten tonë, por për ata të rinj dhe të reja që nga themelimi e deri më sot, por edhe në vazhdim, do ta mbështesin LSI”, tha Çela ndër të tjera.
Gjatë këtyre fjalëve, kryetarja e LSI nuk i ka mbajtur dot emocioneve dhe kamera e ka fokusuar shpesh të përlotur, shkruan newsbomb.al. Vetë kryetarja e LSI ka zgjedhur të mos flasë sonte, ndërsa në sy bie ndryshimi rrenjësor në pamje./m.j