Deri më tani nga Afganistani janë evakuuar mbi 82 mijë qytetarë përmes aeroportit të Kabulit.
Por ende mbetet i lartë numri i afganëve që duan të largohen nga vendi i tyre teksa shumë shtete po vijojnë punën për strehimin e tyre.
Këto janë disa nga pamjet e situatës në disa shtete të cilët po vijojnë përgatitjet për strehimin e refugjatëve.
Qindra qytetarë janë larguar drejt Spanjës me shpresën për të filluar një jetë të re.
Ky është momenti kur disa punonjës të mediave në Afganistan kanë mbërritur në Meksikë ku janë pritur nga Ministri i Jashtëm Marcelo Ebrard.
Ndërkohë në Holandë, ushtarët kanë nisur të ngrenë streha dhe çadra emergjence në natyrë për të strehuar afganët.
Në Indi, këtë të mërkurë, qytetarët afganë në vend protestuar përpara zyrave të komisionerit të OKB-së për refugjatët duke i kërkuar që të mbështesë evakuimin e qytetarëve nga Afganistani.
/b.h