Fluks i paprecedentë automjetesh në aksin rrugor Laç-Krujë. Shumë automjete janë bllokuar prej më shumë se 1 ore dhe ende nuk ka të dhëna për motivet e kësaj situate.
Festa e Krishtlindjeve ka sjell dhe fluks të madh mjetesh që udhëtojnë për në aksin verior të vendit.
Gjatë këtyre ditëve, ka nisur fluksi i emigrantëve që kthehen në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit pranë familjeve të tyre. Ndërkaq, problematike ngelet situata edhe në kryeqytet.