Shifra të frikshme vijnë nga Kosova sa i takon situatës me koronavirusin. Mësohet se në 24 orët e fundit janë identifikuar 52 fëmijë të prekur nga koronavirusi. Mësohet se ata janë deri në moshën 9-vjeçare.
Në raportin e MSH-së bëhet e ditur se 265 persona janë nga mosha 10-19 vjeçare, 507 janë nga 20-29 vjeç, 447 janë 30-39 vjeç, 420 nga 40-49 vjeç, 296 persona nga 50 deri në 59, 183 persona janë të moshës 60-69, 76 persona të moshës 70-79 dhe 33 persona mbi 80 vjeç.
MSH dhe institucionet tjera shëndetësore në vazhdimësi iu kanë bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen. Dje, Kosova ka pranuar nga SHBA-të edhe 35 mijë doza të vaksinës Pfizer.
g.kosovari