Detaje të reja lidhur me grupin e shpërndarjes së drogës që goditi mbrëmjen e djeshme policia, që drejtohej nga një efektiv i RENEA-s, Real Luli 27-vjeç.
Burime nga prokuroria bënë te ditur se ka dyshime që ky grup është ndihmuar edhe nga efektivë të tjerë të policisë dhe për këtë po vazhdojnë ende hetimet për të parë rolin e tyre.
Mbrëmë në pranga u vendosën 27-vjeçari Real Luli dhe dy bashkëpunëtoret e tij Jurgen Luli dhe Gevi Spaho. Ndërsa për dy persona të tjerë Gertjan Harapin dhe Ergi Salën të dy 26 vjeç hetimet po vazhdojnë në gjendje të lirë.
Pas kontrollit të ushtruar në banesat e këtyre personave u gjet një sasi prej 434 gr kokainë, 576 gramë kanabis, 7 peshore si dhe 11 890 euro. Grupi po mbahej nën vëzhgim prej 3 muajsh.
Nga hetimet e ka rezultuar se këta persona, shpërndanin lëndë narkotike kryesisht kokainë në zonën e Kombinatit, Yzberishtit, “Misto Mame” dhe ish-parkut të autobusëve në kryeqytet.
Mësohet se baza e shpërndarjes së lëndëve narkotike ishte në zonën e ish-parkut të autobusëve./ abcnews
g.kosovari