Nga frika e infektimit nga Covid shumë persona shmangën spitalet dhe lanë pas dore trajtimin e sëmundjeve të tjera. Shqetësimi i ngritur më herët nga mjekët vihet re dhe tek treguesit e shëndetit të publikuara nga Instituti i Statistikave.
Vizitat tek mjeku vitin që lamë pas pësuan një rënie me 3.9% krahasuar me 2019. Ndërhyrjet kirurgjikale u reduktuan me 27.2% ndërsa të shtruarit në spitalet publike arritën në nivelin më të ulët të paktën prej vitit 2016.
Një person sipas INSTAT në 365 ditë të vitit 2020 kontaktoi specialistin mestarisht 2.6 herë.
Në qendra shëndetësore dhe poliklinika kryen rreth 7 milionë vizita ndërsa në spitalet publike u realizuan rreth 46 mijë ndërhyrje kirurgjikale. Thuajse gjysma e pacientëve që iu drejtuan shërbimit parësor ishin të moshës mbi 60 vjeç.
g.kosovari