Albin Kurti dhe Sali Berisha kanë disa javë që bëjnë politikë kundër Edi Ramës, duke përdorur pjesmarrjen e këngëtarit serb Goran Bregoviç, në Festën e Birrës në Korçë.
Njerëzit e tyre mediatik nuk ka pasur ditë të mos bënin shkrime kundër Ramës, se po tradhton shqiptarët e Kosovës.
Një prej tyre është punonjësi dhe drejtuesi në portalin e Shkëlzen Berishës, Bledian Koka.
“Me pelqen aftesia tallese e Rilindjes
Pasi i futi shqiptaret ne sherr nga dy jave per Bregovicin qe do vije ne Korce per te performue, dhe qytetaret e Korces, e jo vetem, thane se do shkojne me qejf ne koncert, tani ka vendosur ta coje talljen e bythes ne nje nivel me lart.
Pasi moren garancine se delet do blegerijne duke kendur “Kallashnikov”, tani Bashkia e Korces u thote “artedashesve” shqiptare se edhe pse e paguan ardhjen Goranit nja ca meleone te mira nga taksat e tyre, jane qe jane me mire ta blejne dhe nga nje bilete.
Pra Festa e Birres qe behet cdo vit e hapur per kedo qe do te shkoje, kete here do te jete me pagese.
p.s…ritem “artpatriota” biletat i keni dhe online”, shkruante ai pak ditë më parë.
Por një komentues i ka nxjerrë një foto të tij, ku ka dalë pikërisht me Bregoviç, gjatë vizitës së tij të parë në Tiranë.
Por atëhere kryeministër ishte Berisha dhe Bregoviçi paska qenë njeri i mirë, jo tradhtar!
Ndaj dhe Blediani ka bërë foto me të.
Tani që kryeministër është Rama, Blediani dhe gjithë bledianët e tjerë, paskan zbuluar se ky Bregoviçi qenka shovinist serb./Tema/
/b.h