Lajmet e ditëve të fundit për ngjarjet që po ndodhin në Afganistan kanë tronditur botën, pjesë e kësaj është edhe vendi ynë i cili pranoi të strehonte 2000 afganë përkohësisht.
Por duket se këto lajme nuk i kanë bërë përshtypje politikanit të njohur të partisë demokratike Xhelal Mziu. Ky i fundit me anë të një postimi ka kujtuar kohën ku qytetar të Bosnjes qëlluan me gurë presidentin e serbisë Aleksandër Vuçiç.
Mziu shkruan se: Presidentin e Serbisë Vuçiç e përzënë me dhunë ngs Srebrenica! Ai mohoi genocidin Serb dhe masakrën në Srebrenica!
Ai ishte frymëzuesi i ultrasëve Serb, për çdo “Serb të vrarë të vriteshin 100 mysliman boshnjak“!
Duket se politikani i njohur i partisë demokratike e ka harruar se kjo ngjarje ka ndohur para disa vitesh dhe jo kohëve të fundit.
Por nuk mjafton me kaq pasi Mziu e pa që askush nuk po komentonte dhe i komentoi vetë postimit të tij, ku shkroi se: “Dhe shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të bëhen pak Boshnjak“!
Vertet per tu habitur me trimerimin e dyte te Xhelal Mziut, pasi kur ishte kryebashkiak i Kamzes kishte zne mediat shqiptare, teksa kishte sjelle ne kujtese “Shamikuqen”, filmin turk, me ato mesazhewt qe u dergonte varteseve te tij qe i quante me perkedheli me emrin e personazhit kryesore te ketij filmi qe kishte perlotur shqiptaret ne kohen e Komunizmit./mj