Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin Armenia në pjesën lindore të Kolumbisë, ku një fuqi e padukshme sulmon rojen e ndërtesës në ndërtesën e një komune gjatë mesnatës.
Kryetari i komunës Jose Manuel Rios Morales e ka publikuar këtë video intriguese në rrjetet sociale dhe i kërkon ndihmë ekspertëve që t’i tregojnë se si ka mundësi të ndodhë një gjë e tillë.
Fuqia e padukshme e shtyn rojen për muri dhe më pas e tërheq zvarrë. Pasi erdhën kolegët e tij për ta ndihmuar, kjo fuqi u largua, ku sipas ekspertëve bëhet fjalë për aktivitet paranormal.
“Videon e keni të gjithë në dispozicion,ta konstatojë kushdo dhe të më tregoj se çfarë në të vërtetë ka ndodhur”, ka shkruar kryetari i komunës.
/a.r
#Paranormal | Cámaras de la Alcaldía de Armenia capturan el momento en el cual un vigilante es golpeado por un ente desconocido en medio de un control rutinario de guardia la noche del pasado Lunes 2 de Agosto.
¿Qué opina usted de este hecho? pic.twitter.com/efsseeHf2k
— Quindío Noticias (@QuindioNoticias) August 4, 2021