Të paktën 17 persona u vranë dhe më shumë se 10 të tjerë u plagosën sot kur rrufeja goditi një dasmë në një varkë në Bangladeshin veriperëndimor , thanë zyrtarët.
Rrufeja varkën që po lundronte në brigjet e lumit Padma në Simbang, ndërsa dasmorët po shkonin drejt shtëpisë së nuses , tha oficeri i policisë Farid Hossein.
“Ne kemi informacione për 17 persona që vdiqën dhe të tjerë që u dërguan në spital”, u shpreh Hosain.
Mes të plagosurve është edhe dhëndri. /m.j