Dy trena pasagjerësh u përplasën në jugperëndim të Republikës Çeke, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.
Hekurudhat Çeke thanë se në përplasje u përfshinë një tren pasagjerësh lokal dhe një tren ndërkombëtar me shpejtësi të lartë që lidh qytetin perëndimor çek Plzen me Mynihun në Gjermani.
Sipas mediave të huaja, katër helikopterë po transportonin të plagosurit në spitalet aty pranë. ku shërbimi rajonal i shpëtimit tha se gjithsej 52 persona kishin nevojë për trajtim.
Ekipet e shpëtimit nga Gjermania aty pranë erdhën për të ndihmuar kolegët e tyre çekë për të trajtuar të plagosurit.
Ministri çek i Transportit, Karel Havlicek tha se ka të ngjarë që aksidenti të jetë shkaktuar nga një gabim njerëzor. Ai tha se shoferi i trenit me shpejtësi të lartë nuk kishte arritur të ndalonte në një vend të caktuar.
g.kosovari