Provincat e Turqisë janë pushtuar nga flakët duke shkaktuar panik tek banorët vendas dhe pushuesit e huaj.
Banorë të shumtë së bashku me turistët po largohen nga vendbanimet e tyre, për shkak të rreziqeve të mëdha të zjarreve. Mijëra shtëpi janë shkatërruar plotësisht nga zjarret, dhe për to qeveria ka ofruar kompesim të plotë për të gjithë të dëmtuarit.
Banorët dhe pushuesit në Bodrum të Turqisë janë larguar nga vendi me anë të skafeve, për shkak se zjarret kanë pushtuar të gjithë vendin.
Videoja e postuar nga The Guardian tregon banorë të shumtë që hipin në skaf dhe largohen nga vendi, duke lënë pas çdo gjë.