Sipas informacionit të Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve në Turqi nga 79 zjarre, 66 janë vendosur nën kontroll, por 13 zjarre vijojnë të djegin pyjet.
Më konkretisht duke iu referuar edhe tabelës së publikuar në Antalja janë aktivë 4 zjarre, në Mersin janë aktivë 3 zjarre, në Adana dhe Mugla janë aktivë një vatër zjarri.
Në njoftimet e herëpashershme në Tëitter ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë Bekir Pakdemirli njoftoi se në Bodrum zjarri është vënë nën kontroll.
Ai shton se prej tre ditësh 4000 zjarrfikës janë në ne krye te detyrës ndërsa shkruan se shpirti po ju digjet por ata të gjithë së bashku do i shuajnë zjarret aktivë.
/b.h