Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e pamjeve nga kantieri i Kampusit të Universitetit Bujqësor.
Me pamje panoramike të kampusit në ndërtim e sipër kryeministri thekson se ky projekt po merr jetë pas tërmetit dhe është i denjë për çdo kampus universitar europian.
Aty po ndërtohen 8 godina të reja konviktesh me hapësira fjetjeje, studimi, ngrënieje, rekreacioni, të ideuar nga arkitekti.
Kapaciteti i kampusit parashikohet për 2200 studentë.
“MIRËMËNGJES
me pamjen sot të kantierit të Kampusit të Universitetit Bujqësor, ku pas tërmetit po merr jetë një projekt i denjë për çdo kampus universitar europian, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan Rama.
g.kosovari