Si një ftesë e hapur për Kosovën përkuan fjalët e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç gjatë konferencës për mediat në Shkup, ku presidenti, kryeministri Edi Rama dhe kryeministri Zoran Zaev, janë mbledhur për të nënshkruar marrëveshjen trepalëshe, për lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave, ndihmën e dhënë në rast katastrofash dhe lirinë qytetarëve të rajonit për të punuar.
Vuçiç tha se “Minishengeni Ballkanik” do të jetë në të mirë të vendeve të përfshira, për lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve. Ai nënvizoi se nisma nuk ka asnjë kufi ndarëse dhe është e hapur për cilindo që kërkon të bëhet pjesë.
“E shoh që sa herë kurdo që shfaqemi, në një kohë që tre vendet tona kanë mbi 12 milionë qytetarëve, kjo nënvlerësohet. Autokritika e Ramës është ku është Prishtina, unë them ku është Sarajeva. Ne zgjedhim, të gjithë zgjedhin rrugën e tyre. Nëse kishim bërë këtë nismë me Bosnjën dhe Malin e Zi, do të më akuzonin se po bëj Serbinë e madhe. Një gjë e tillë do të thonin edhe nëse një gjë e tillë ndodh edhe mes Shkupit dhe Tiranës.
Asnjë normal s’e artikulon këtë, edhe në epokën e sotme të rrjeteve sociale. Ideja është që të gjithë të marrin pjesë, të jemi të drejtë. Ne po krijojmë këtë si një nismë ekonomike, për qarkullimin e njerëzve, mallrave, e këtë nismë nuk e përdorim për të zgjidhur problemet dypalëshe. Edhe të tjerë të bashkohen në këtë nismë edhe nëse do të kërkonin ndonjë lëshim nga Serbia.
Mos gjejmë justifikime për mos arritjen e marrëveshjes. Ka të tjerë që s’kanë probleme me ne. Bosnja, Mali i Zi. S’kam asnjë ide, se përse ata s’marrin pjesë këtu. Dot ë jetë e vështirë, sepse do të ketë pengesa. Duhet të kemi 0 pritje në kufij, në mënyrë që njerëzit të lëvizin lirisht. Mendoni se kjo bëhet në një ditë? Jo, afatet zgjasin, por kjo do të bëhet e mundur për njerëzit. Të mos presin kur udhëtojnë, ne jemi të hapur për gjithçka. Nuk i them sheqeri është i mirë për trurin, mishi për muskujt, s’do të hash, mos hajde. Ne po bëjmë punën tonë. Na takon të rrisim ekonomitë e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Do të jemi të suksesshëm kështu. Po flas si përfaqësues i një vendi që ka tërhequr 60% të investimeve të huaja direkte. Tre vendet tona do të tërheqin më shumë se 80% të investimeve. Kur krijon dasi dhe bën fushatë ndaj tjerë, jo kundër meje, sepse jam mësuar, por kjo fushatë që mund të bëhet edhe kundër Ramës. Ai po bën mirë për vendin e tij. E ardhmja do tregojë se kush ka bërë punë të mirë, për veten, qytetarët dhe vendin e tij”, tha Vuçiç.
g.kosovari