• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po, Rama është lideri Ballkanit

by Artur Ajazi
29/07/2021 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Merak të madh e ka patur dhe vazhdon ta ketë Sali Berisha,Lulzim Basha, dhe shumë pas tyre, faktin se “Edi Rama konsiderohet dhe është lider Rajonal”. Gjithashtu “merak” të madh e kanë ata edhe faktin se, Edi Rama ka arritur të ketë në 8 vitet e para të pushtetit tij, një armatë të madhe me miq, kryesisht kryetarë shtetesh anëtarë të Bashkimit Europian,ata të Ballkanit dhe më kryesorja ndjehet i privilegjuar në Shtëpinë e Bardhë. Lider nuk lind, lider bëhesh, dhe jo me smirë, inate personale, apo me mentalitete të vjetëruara. Edi Rama e nisi rrugëtimin e qeverisjes së këtij vendi, me një premtim të madh, të zhbëjë gjithçka të keqe të paraardhësit të tij, dhe të bëjë gjithçka duhet për një Shqipëri Europiane. Dhe kjo nuk kërkon të jesh “i vogël”, cinik, apo dhe aventurier politik, por kërkon përgjegjshmëri morale dhe qytetare, kërkon të mos jesh më “nacionalist” se nacionalisti, por të jesh patriot dhe ti shohësh gjërat me dritëgjatësinë e liderit. Po, Rama është një lider Rajonal. E ka dhënë provë me zgjidhjen e shumë problemeve që Shqipëria kishte të trashëguara me Greqinë, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Turqinë, apo dhe vendet e tjera të Bashkimit Europian. Edi Rama është iniciatori i shumë nismave rajonale që i shërbejnë normalizimit dhe bashkëpunimit  ndërshtetëror. Ai ka arritur në kohë reale të përmbushë detyrimet apo siç quhen ndryshe “detyrat e shtëpisë” nga Bashkimi Europian, dhe ka të gjithë të drejtën morale ti kërkojë  pas tyre, llogari mbi çdo vonesë të pajustifikueshme. Minishengeni Ballkanik, nuk mbetet shpikje e Edi Ramës, por një dakortësi kryeministrash dhe kryetarësh shtetesh të Ballkanit, që u lodhën duke pritur pas dere në Bruksel për të hapur negociatat dhe anëtarësuar në BE. Nga Shkupi, ku u organizua Forumi Ekonomik “Ballkani i Hapur”, kryeministri Edi Rama e ka theksuar edhe një herë idenë dhe arsyetimin përse Minishengeni nuk është ashtu siç “predikohet”, por një nismë sipas tij e vonuar dhe që duhet realizuar tani, jo pas anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Kryeministri theksoi faktin se “ne nuk duam të jetojmë në të shkuarën, duam të projektohemi në të ardhmen përmes një nisme që nuk shpik asgjë të re në fakt, por thjesht sjell në këtë rajon një shembull kuptimplotë që është shembulli i BE, duke synuar jetësimin e katër lirive themelore të BE, lirinë e lëvijes së njerëve, mallrave, kapitaleve e shërbimeve”. Duke u ndalur tek liria e lëvizjes ai tha se “nuk kemi arsye në botë ne duhet të presim të mbyllur brenda kufijve tanë me kurriz ndaj njëri tjetrit sic kemi ndenjur 500 vjet ndërkohë që rrugërtimi i secilit vend në BE ka kohën, ritmin e kushtëzimin e vet jo thjesht nga cfarë bëjmë ne por nga cfarë mendojnë të tjerët, se në fund të ditës kur ne integroheni në BE do bëjmë ekzaktësisht këtë që bëjmë sot pa BE”. Edi Rama, mbetet sot një zë i fuqishëm në Ballkan dhe më gjerë,duke marrë vlerësime maksimale dhe inkurajuese për përmbushjen e misionit të nisur. Firmosja e tre memorandumeve në Forumin e Rajonal Ekonomik në Shkup,do të sjellë progresin dhe bashkëpunimin e duhur mes vendeve të  Rajonit, duke finalizuar për “Open Ballkan” marrëveshje me leverdi për vendet dhe qytetarët e tyre. Po, Edi Rama është sot lider Rajonal, dhe këtë po e thonë sot mediet më dinjitoze të Europës dhe SHBA-së, paçka se në Tiranë,  frëngjitë  e “kullave” nga Partia Demokratike  nuk duan ta pranojnë. Askush si ai, nuk ka mundur të arrijë suksesin e tij. Askush si ai, nuk ka arritur deri sot të bëjë Shqipërinë “strumbullarin” e shumë nismave Rajonale dhe Eruopiane, me objekt zhvillimin ekonomik të çdo vendi  pjesëmarrës. Natyrisht  objektivi dhe e ardhmja e Shqipërisë mbetet Bashkimi Europian, por ajo që po bën Edi Rama është  lëvizja e duhur e një kryeministri të përgjegjshëm dhe kompetent, e një lideri Rajonal, për të përmbushur një premtim që nuk e dëmton aspak aspiratën e shqiptarëve, përkundrazi, i  bën ata më dinjitozë,  më të barabartë  dhe më të  zhvilluar me qytetarët e tjerë të Europës.

 

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 30 Korrik 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lionel Messi shpërthen në lot gëzimi pas rikthimit spektakolar të Argjentinës ndaj Egjiptit

Lionel Messi shpërthen në lot gëzimi pas rikthimit spektakolar të Argjentinës ndaj Egjiptit

July 7, 2026
Tkurret protesta në ditën e 38-ë, pamjet me dron në orën 19:40 tregojnë prani më të lartë qytetarësh në FanZonë

Tkurret protesta në ditën e 38-ë, pamjet me dron në orën 19:40 tregojnë prani më të lartë qytetarësh në FanZonë

July 7, 2026
Spaho kritikon protestën: Pushteti ndërrohet me votë, jo dhunë! PD u tregua e dyzuar për investimin në Zvërnec

Spaho kritikon protestën: Pushteti ndërrohet me votë, jo dhunë! PD u tregua e dyzuar për investimin në Zvërnec

July 7, 2026
Flamingos, revolucion apo komplot? Anatomia e një proteste!

Flamingos, revolucion apo komplot? Anatomia e një proteste!

July 7, 2026
FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë

July 7, 2026
Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë (VIDEO)

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë (VIDEO)

July 7, 2026
U arrestuan për ‘shpërdorim detyre’ pas arratisjes së Hasan Ferracakut, lirohen 4 inspektorë në Shkodër

U arrestuan për ‘shpërdorim detyre’ pas arratisjes së Hasan Ferracakut, lirohen 4 inspektorë në Shkodër

July 7, 2026
Berisha bën thirrje për mobilizim për protestën e radhën: Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e saj

Berisha bën thirrje për mobilizim për protestën e radhën: Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e saj

July 7, 2026
Protesta e 38-të në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës dhe Berishës nga skena politike

Protesta e 38-të në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës dhe Berishës nga skena politike

July 7, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

“Bukë dhe cirk” si mënyrë qeverisjeje

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In