Shqipëria po përjeton një mot të ndikuar nga vala e të nxehtit Afrikan e cila përveç temperaturave të larta ka sjellë dhe grimca pluhuri e rëre në lartësi.
Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak thonë se i njëjti ndikim do të vijojë edhe gjatë ditë së enjte.
Nesër, temperaturat parashikohen të regjsitrojnë vlera 19 deri 37°C në zonat malore, 22 deri 42°C në zonat e ulëta dhe 25 deri 39°C në bregdet.
Era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë dhe shoqërohet nga valëzim i ulët në dete.
Sakaq, sipas meteorologëve, valët e të nxehtit janë të pranueshme gjatë stinës së verës në gadishullin e Ballkanit.
“Temperatura të tilla janë shënuar edhe gjatë viteve të shkuara duke na sjellë në vemendje që ndodhemi gjeografikisht më pranë ekuatorit sesa rrethit arktik”.
g.kosovari