VLORË
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku ka mbetur i plagosur një person. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se aksidenti ndodhi në zonën e Lungomares pranë Ujit të Ftohtë.
Një automjet që dyshohet se ishte me shpejtësi ka përplasur një motoçikletë. Drejtuesi i motoçikletës dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat nga policia. BW