Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se flaket vijojne te djegin mbetjet, ndërsa në terren janë mjetet dhe strukturat e Bashkisë së Fierit.
Mësohet se situata do të monitorohet gjatë gjithë natës për të shmangur përhapjen e flakëve. Aktualisht po mbulohen me dhe vatrat e zjarrit ndërsa një pjesë e tyre u eleminuan edhe nga zjarrfiksja. Në terren gjatë gjithë kohës ka qenë kreu i Bashkise së Fierit Armando Subashi.