Sot publikisht, Andrea Mano dhe një grup anëtarësh të kryesisë së PD-së së Korçës, më shumë se gjysma e saj dhanë dorëheqjen, duke e lënë këtë degë në kaos të plotë.
Njerëz që për tetë vite luftuan për fitoren e opozitës dhe mbështetën Lulzim Bashën, por edhe njerëz qytetarë që e kuptuan se kush ishte ky i fundit. Ju duhej urtësia dhe mençuria e tyre për të pritur deri në fund dhe për të “shpërthyer” më pas me një qëndrim të fortë dhe të ashpër kundër Lulzim Bashës dhe asaj çfarë ka ngelur nga ish-Partia Demokratike.
Por, pse e gjithë kjo histori?
Në fakt mesa duket gjithçka fillon tek pabesitë që Basha ka drejtuar ndaj një grupi drejtuesish të degës lokale, duke shkuar dhe në finale tek fakti se Basha po kërkon të emërojë në Korçë, Ervin Salianjin. Pra, ka shkëmbyer Andrea Manon, me “Babalen” e tij.
Flitet se në zgjedhjet lokale, vetë PD-ja ka hedhur qindra milionë lekë në qarkun e Korçës. Gjithçka kontrollohej dhe komandohej nga Ervini. Ndërsa Andrea Mano ishte katandisur i shtati në listë dhe i izoluar.
Gjithashtu një emër tjetër në listën fituese, pretendohet se paguar rreth 150 mijë euro për të qënë pjesë e listës fituese tek njerëzit afër Lulzim Bashës.
Pra, “Babalja” ka qënë një drejtues i fuqishëm lokal në këto zgjedhje. Që nga financimi, e deri tek vendosja e emrave në listë. Këtë thonë “gojët e liga” dhe në më të mirën e tyre, pranojnë se Salianji ishte lider i fushatës dhe të tjerët asgjë.
Andrea Mano, kreu lokal i degës për tetë vite, në të dyja rastet u vu jashtë listës fituese. Edhe në vitin 2017, edhe në vitin 2021. Ndërsa “Babale” në të dyja rastet ka qënë mbi të.
Por, pse “Babalja”?
Me çfarë e kërcënon Ervin Salianji, Lulzim Bashën, që e detyron ta vendosin gjithmonë para kreut lokal, apo para faktorëve të tjerë politik, të rëndësishëm, të qarkut të Korçës?
Dhe më pas vazhdimisht humbet dhe humbet në Korçë, si në vitin 2017 me 20 mijë vota më pak, apo në vitin 2021 me 10 mijë vota më pak se në vitin 2013.
Pra, ka diçka që nuk shkon. Janë qindra mijëra eurot e fushatës elektorale, Range Rover, badigardët, emra të vënë në listë me para, duke kaluar nga familjarët e Lulzim Bashës, por ekziston një video që përflitet në korridoret e PD-së. Ky është problemi.
Kur ka ndodhur video-përgjimi “Babale”, burime zyrtare nga selia blu, thanë se ekziston edhe një video tjetër, të cilën shpesh Ervin Salianji, e përflet nëpër tavolina me miqtë e tij të ngushtë.
Ai ka përgjuar dhe regjistruar Lulzim Bashën gjatë kohës që është bërë video “Babale” dhe ajo do të publikohej, Salianji me kamera, apo me audio-përgjues, me stilolapsa apo mjete të tjera, ka mundur ta regjistrojë Lulzim Bashën në zyrën e tij, në bisedën që kanë bërë për publikimin e këtij video-skandali.
Megjithëse kanë qënë në dijeni se personi i regjistruar me audio-përgjimin “Babale”, nuk ka qënë vëllai i ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafaj.
Pra, është ky përgjim që mesa duket tashmë e mban fort Ervin Salianjin, të lidhur pas Lulzim Bashës dhe këtë të fundit e detyron që të mos mundet kurrësesi të braktisë Ervinin dhe të zgjedhë copëtimin e PD-së së Korçës.
Largimin e qytetarisë dhe kthimin e Ervin Salianjit në faktorin kryesor politik, në rajonin Juglindor.
Tashmë duket qartazi. Përtej takuzave politime që mund të jenë paguar para për mandate deputetësh apo shumat e parave që u hodhën në fushatën elektorale, videoja duket se është një lajm i besueshëm, i cili mund të ketë ndodhur.
Kështu hpjegohet pse Lulzim Basha ngelet “peng” i një deputeti skandaloz.
Shkatërron një degë të tërë lokale për një person si Ervin Salianji, i cili sot duket se është në orën e tij më të mirë, në suksesin e tij më të madh.
Po shkatërron Partinë Demokratike në Korçë dhe këtë po e bën me mbështetjen e Lulzim Bashës, i cili dyshohet të jetë peng i një video apo parave që janë paguar në fusshata elektorale dhe lidhjet familjare të tij./cna.al
/m.j