“Struktura për mbrojtjen e votë s’duhet të jetë prokuroria dhe Policia. Kur këto bëjnë detyrën e tyre, atëherë partitë i kanë duart e lira për të bërë detyrën e tyre, të ofrojnë vizionin. Që nga viti 2017 e tutje, nuk ka qenë mes forcave politike që ofrimin vizione të ndryshme, por mes një force që nuk ka hequr kurrë dorë nga ofrimi i një platforme për shqiptarët, që ka qenë PD dhe një forcë tjetër që pengmarrjen nga krimi i organizuar e ka thelluar nga një proces zgjedhor te tjetrin dhe makinerinë e blerjes së votës e ka shtrirë kudo, duke e bërë të pamundur nga Policia dhe Prokuroria që t’i pengojnë. Unë uroj që në zgjedhjet e ardhshme të mos ketë asnjë parti nevojë për të ngritur një strukturë, por detyrën për mbrojtjen e votës ta kryer Policia dhe Prokuroria. Është detyrë e çdo shqiptari t’i dalë në mbrojtje votës dhe duke mos përjashtuar, por duke këmbëngulu si objektiv kryesor një reformë që të bëjë të mundur që Policia dhe Prokuroria t’i shërbejnë shqiptarëve, të jemi gati që PD dhe shqiptarët që duan ndryshimin, të bëjnë çdo detyrë që i takon një qytetari të lirë, duke përfshirë këtu edhe ruajtjen e votës”, u shpreh ai.
g.kosovari