Në mesin e 10 viktimave nga aksidentit me autobus në Kroaci janë edhe një nënë e bijë nga fshati Devë i Gjakovës.
Të ndjerat janë Erlinda Binakaj, 19 vjeç si dhe e ëma, Valentina Binakaj, 45 vjeç.
Lajmi për vdejken e nënë e bijë, e ka konfirmuar xhaxhai i Valentinës në një posim në Facebook.
“Sapo morëm lajmin Se dy pjestare të familjes sonë Binakaj humben jetën në aksidentin tragjikë që ndodhi sot ne Kroaci, gruaja e vëllaut tim Sylës, Valentina Binakaj si dhe vajza Erlinda Binakaj. Unë shpreh ngushëllime dhe garjetin e Zotit për të gjithë familjarët që humben më dashurit e tyre në këtë tragjedi.Me pikëllim të thellë Rasim Binakaj”, ka shkruar ai.
Mediat e Kosovës raportojnë se viktima Valentina Binakaj ishte së bashku me tri vajzat e saj në autobus.
Dy vajzat e tjera janë duke u trajtuar në spitalin rajonal të Slavonski Brodit, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Mediat në Kosovë raportojnë po ashtu se viktima të aksidentit kanë mbetur:
Valentina Binakaj, dhe vajza e saj Erlinda Binakaj.
Sevdail Rruatemi, 1973 Pakshticë e Epërme – Podujevë,
Naser Sylemetaj, 1974 Gjakovë,
Launora Kolmekshaj, 1982 Junik – Deçan,
Kujtim Kastrati, 1981 Radoste,
Hamet Hoxha, 1966 Randobravë – Gjakovë.