Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, kërkon nga Gjykata e Posaçme shuarjen e afateve të paraburgimit dhe zbutjen e masës së sigurisë.
Në kërkesën që Çela i ka dërguar GJKKO-së shprehet se nuk mund të mbahet në burg pasi nga dita e vendimit të dhënë nga Apeli i Krimeve të Rënda, ka kaluar me shume se një vit.
Jaeld Çela është i pandehur lidhur me dosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Çela prej kohësh ka qenë në kërkim, por para marrjes së vendimit nga Apeli ai u vetëdorëzua.
/a.r