Rusia është vendi kryesor i angazhuar në bombardimin e terroristëve të Shtetit Islamik ISIS. Nga muaji shtator deri tani, përllogariten 4 mijë sulme të kryera nga aviacioni rus, që përbën një mesatare prej 75 sulmesh në 24 orë.
Por, pavarësisht sulmeve masive, presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar gjatë një interviste për “Sputnik” se vendi i tij nuk ka ezauruar ende të gjitha mjetet luftarake.
Ai ka sqaruar se në vijim pritet të shtohet fuqia shtarake e angazhuar për bombardimet.
Sipas Putin 4 mijë sulmet e ndërmarra deri tani janë thjesht “një nxemje”.