Këngëtarja e njohur Britney Spears, ka refuzuar të performojë sërish, kjo për shkak të babait, që sipas saj, i kontrollon karrierën.
Këngëtarja ka thënë në rrjete sociale, se i ati, “ia ka vrarë ëndrrat” që kur ajo ishte më pak se 13 vjeçe.
“Unë nuk do të performoj në asnjë skenë, për aq kohë sa babai im merret vesh për to. Me shumë preferoj të ndaj video nga dhoma ime e ndenjes se sa nga një skenë në Vegas”, tha Spears.
Babai i yllit të muzikës pop, Jamie Spears, ka kontrollin e vetëm të pasurisë së vajzës së tij prej 60 milion dollarësh nën konservatorin e caktuar nga gjykata që ai krijoi në 2008. Vlen të përmendet se Spears, 39 vjeçe, e cila ka probleme të shëndetit mendor, nuk ka performuar në publik që nga fundi i vitit 2018 në fund të një turneu botëror.
/a.r