Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar në lidhje me zjarri e rënë në një magazinë të Arkivës së Shtetit në Lundër, ku u raportuar se kishte materiale zgjedhore.
KQZ në një reagim për mediat thotë se ka patur materiale të vjetra zgjedhore dhe se materialet zgjedhore të zgjedhjeve të 25 prillit janë të ruajtura në një ambient tjetër
‘Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se mbrëmjen e sotme një nga ambjentet e institucionit në Lundër është përfshirë nga zjarri për arsye që ende nuk dihen. Në ambjentet të cilat ka ndodhur incidenti ka patur materiale të vjetra të KQZ-së, të cilat janë nxjerrë jashtë përdorimit nga ana e institucionit.
Materialet, dokumentacioni zgjedhor dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me zgjedhjet e 25 prillit janë të ruajtura në një ambient tjetër që nuk ka lidhje me ambinetin ku ka rënë zjarri.
KQZ ka lajmëruar mënjëherë instancat përkatësë për të marrë masat e duhura për neutralizimin e zjarrit dhe për gjetjen e shkaqeve të këtij incidenti.’- njofton policia.
/b.h