Kryeministri Edi Rama shkruan në “facebook” se kanë nisur sot fluturimet drejt Zyrihut dhe Stambollit nga aeroporti ndërkombëtar i Kukësit “Flatrat e Veriut”.
Sipas kreut të qeverisë, 120 pasagjerë kanë mbërritur sot nga Zyrihu në Kukës, me një cilësi të lartë fluturimi shërbimi dhe çmime ekonomike.
Mesazhi i Ramës:
Air Albania hap krahët edhe në “Flatrat e Veriut”✈️🇦🇱
Sot nisën fluturimet drejt Zyrihut dhe Stambollit nga aeroporti ndërkombëtar i Kukësit👏
👉Ndërkohë 120 pasagjerë mbërritën sot nga Zyrihu në Kukës.
Me cilësi të lartë shërbimi dhe çmime ekonomike, Air Albania ka synim që shumë shpejt të shtojë destinacione për shqiptarët, dhe jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi🇦🇱🇽🇰🇲🇰🇲🇪
Suksese🙏
g.kosovari