Nikollë Lesi ngacmon serish Presidentin duke e “frikësuar” ate, teksa ka publikuar një artikull në gazetën e tij online ku thotë se një ish ministër i LSI është nën vëzhgimin e SPAK.
Ai shton se në vjeshtë do të ketë edhe më shumë se kaq duke nënkutpuar presidentin Ilir Meta ndaj të cilit janë artikuluar mediatikisht ndër vite një sërë akuzash.
“SPAK po e ngre nga pak e përditë stekën e arrestimeve. Pas dy kryebashkiakëve, Lushnjë dhe Pogradec, SPAK-u bëri arrestime në ministrinë e brendshme. Po në këtë ministri arrestoi edhe ish-zv/ministren e brendshme.
Ndërkohë zien puna në SPAK. Plot dosje korrupsioni dhe shpërdorim detyre janë në tavolinat e prokurorëve të SPAK.
Mësohet se një ish-ministër i LSI ndodhet nën vëzhgim nga strukturat e hetimit të SPAK.
Nuk dihet akoma koha e arrestimit. Edhe nga selia e PD-së, ka ish-ministër që po pret firmën e SPAK.
Do kemi javë të nxehta këtë muaji korriku dhe gushti. Në vjeshtë do kemi me lart se ish-ministra”, shkruan Lesi./m.j