Armela Krasniqi mori sot zyrtarisht detyrën e re si kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive. Në prezantimin e saj në ambientet e AMA-s, ishte i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj. Ish-kryetari i AMA-s, Gent Sala i dorëzoi Krasniqit detyrën e re.
Gjatë takimit, Krasniqi dhe Sala diskutuan mbi sfidat e këtij institucioni, pritshmëritë dhe rolin e Autoritetit të Mediave Audiovizive si rregullator i medieve. Krasniqi do të drejtojë AMA-n për një mandat 5-vjeçar.
Në seancën e fundit të Legjislaturës IX, deputetët e Kuvendit votuan me 83 vota pro kandidaturën e Armela Krasniqit në krye të AMA-s. Prej 2017-ës, Krasniqi drejtoi Agjencinë Telegrafike Shqiptare pas një karriere të gjatë në medie./m.j