• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arrestohen 23 shoferë/ Manovra të rrezikshme në rrugë, të dehur në timon dhe pa patentë. Policia bën bilancin e 24 orëve: Ja sa patenta janë pezulluar

by Java News
12/07/2021 18:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plot 23 drejtues mjetesh janë arrestuar në 24 orët e fundit pasi janë kapur nga policia të dehur dhe pa patentë.

Policia thotë se ka vazhduar kontrollet duke përdorur dronë, radarë, kamera, aparate fotografike dhe makina të paloguara.

13 drejtues mjetesh janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 10 të tjerë pasi nuk kanë pasur patente.

Po ashtu policia thotë se ka parandaluar disa ngjarje të mundshme rrugore me pasoja për jetën, konkretisht:

Në Berat u arrestua në flagrancë shtetasi E. Ç., 35 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Berat-Poliçan, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin që e përdorte për shërbim publik (mikrobuz 18-vendësh me pasagjerë në mjet). Nga matja me aparatin drager rezultoi testi i parë në masën 1.07 mg/l dhe testi i dytë 1.09 mg/l. Drejtuesi i mjetit u ndëshkua me masë administrative 15.000 lekë të rinj, pezullim të lejes së drejtimit për 24 muaj dhe zbritje 8 pikë nga leja e drejtimit.

Në Tiranë, shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë arrestuar në  flagrancë  shtetasin  R. A., 52 vjeç, i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.64 mg/l dhe kryente manovra të rrezikshme në  rrugë. Gjatë verifikimit rezultoi se automjeti me targa angleze ishte në emër të një shtetasi tjetër dhe ishte jashtë afatit të qëndrimit në Republikën e Shqipërisë. Ndaj 52-vjeçarit, i cili ishte me leje drejtimi të falsifikuar, u mor masë administrative 50.000 lekë të rinj, si dhe iu konfiskua automjeti.

Po në Tiranë u arrestua shtetasi E. P., 38 vjeç, i cili kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.47 mg/l, në rrugën e Shkozës. Drejtuesi është ndëshkuar me masë administrative 27.000 mijë lekë të rinj, pezullim të lejes së drejtimit 20 muaj dhe zbritje 8 pikë nga patenta.

Në Spille, Kavajë, është arrestuar A. B., 50 vjeç, pasi kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në matjen e parë në masën 1.31 mg/l dhe në matjen e dytë në masën 1.29 mg/l. Ky shtetas është ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë të rinj, pezullim për 15 muaj të lejes së drejtimit dhe zbritje 8 pikë nga leja e drejtimit.

Gjithashtu, përgjatë kontrolleve parandaluese të alternuara, me qëllim konstatimin dhe verifikimin e shkeljeve që janë burim për aksidentet rrugore, efektivët e Policisë Rrugore, krahas procedimit administrativ për shkeljet e konstatuara, përgjatë 24 orëve të fundit kanë arrestuar në kushtet e flagrancës 5 drejtues mjetesh, për tentativë për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, 4 prej tyre nga Policia Rrugore e Tiranës dhe 1 nga Policia Rrugore e Elbasanit, të cilët për t’i shpëtuar masës administrative, iu kanë ofruar punonjësve të Policisë Rrugore, nga 1.000 deri në 2000 lekë të rinj.

Po gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve dhe denoncimeve në Komisariatin Dixhital e në numrin pa pagesë 112, janë ndëshkuar me masë administrative 2032 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore, si parakalime e manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi tej normave të lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit apo kaskës mbrojtëse, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë pezulluar 39 leje drejtimi, nga të cilat 28 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionte nga 146 km/h në rrugën Tiranë-Elbasan, 153 km/h dhe 167 km/h në Fier-Vlorë, 169 km/h në Durrës-Maminas dhe deri në 186 km/h në rrugën nacionale Tepelenë–Gjirokastër, si dhe 11 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri./m.j

Next Post
“Je ku**ë nëse nuk bën seks me mua”/ Detajet shokuese të abuzimit të të miturës nga 65-vjeçari, i bëri video intime më pas e shpërndau

Familjarët e dëbojnë nga shtëpia/ 13-vjeçarja abuzohet seksualisht nga disa persona, mes tyre dhe xhaxhai

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria “fshat i madh”? Vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si qytete

Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AIRBNB

October 3, 2026
Zjarr i madh në Rrilë të Lezhës, flakët favorizohen nga era, digjet sipërfaqe me bimësi!

Zjarr i madh në Rrilë të Lezhës, flakët favorizohen nga era, digjet sipërfaqe me bimësi!

October 3, 2026
Ankand në Londër, shitet për 277 mijë paund blloku me dorëshkrimet e Freddie Mercury

Ankand në Londër, shitet për 277 mijë paund blloku me dorëshkrimet e Freddie Mercury

October 3, 2026
Mori dy doza vdekjeprurëse por ekzekutimi në burg dështoi, 50-vjeçarja amerikane që habiti botën ndodhet në gjendje kritike

Mori dy doza vdekjeprurëse por ekzekutimi në burg dështoi, 50-vjeçarja amerikane që habiti botën ndodhet në gjendje kritike

October 3, 2026
Aktori i njohur i “Spider-Man” finalizon divorcin 10 vjet pas ndarjes nga ish-gruaja!

Aktori i njohur i “Spider-Man” finalizon divorcin 10 vjet pas ndarjes nga ish-gruaja!

October 3, 2026
Kodi i ri Penal, ministri Gogu shpjegon pse duket ndryshuar dhe rishikuar: Janë 2348 të paraburgosur në vend, ose 56% më shumë se të dënuarit!

Kodi i ri Penal, ministri Gogu shpjegon pse duket ndryshuar dhe rishikuar: Janë 2348 të paraburgosur në vend, ose 56% më shumë se të dënuarit!

October 3, 2026
“Ministrat ndryshojnë, por kontratat dhe faturat mbeten”- Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

“Ministrat ndryshojnë, por kontratat dhe faturat mbeten”- Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

October 3, 2026
Tensione në qiell, droni alarmon NATO-n, ngrihen avionët luftarakë! Lituania në alarm, mbyllet aeroporti në Bjellorusi

Tensione në qiell, droni alarmon NATO-n, ngrihen avionët luftarakë! Lituania në alarm, mbyllet aeroporti në Bjellorusi

October 3, 2026
Shqipëria gati për Finlandën, zbulohet formacioni i mundshëm i sfidës së sotme! Maran i beson eksperiencës së Berishës në portë, rikthehet dhe Daku

Shqipëria gati për Finlandën, zbulohet formacioni i mundshëm i sfidës së sotme! Maran i beson eksperiencës së Berishës në portë, rikthehet dhe Daku

October 3, 2026
EMRI+FOTO/ Shiste kanabis të kamufluar me ‘ëmbëlsira’ pranë shkollave në Shkodër, arrestohet 28-vjeçari! I gjenden drogë xhelatinoze, peshore dhe…

EMRI+FOTO/ Shiste kanabis të kamufluar me ‘ëmbëlsira’ pranë shkollave në Shkodër, arrestohet 28-vjeçari! I gjenden drogë xhelatinoze, peshore dhe…

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com