Zona e pikës kufitare të Gerçanit, në Vermosh është ‘pushtuar’ nga zjarri gjatë 24 orëve të fundit. Zjarri ka prekur shkurret, dhe pyjet që janë në afërsi. Flakët e zjarrit po përhapen me shpejtësi pasi janë të favorizuara nga era.
Flakët e zjarrit favorizohen nga era dhe temperaturat e larta, ndaj dhe situata vijon të përkeqësohet.
Komandanti i Repartit të Zjarrfikësve në Koplik, Besnik Hasa, tha se janë dërguar në Vermosh një zjarrfikëse dhe pesë efektivë të repartit. Por, pavarësisht kësaj, situata me zjarrin sa vjen e bëhet më alarmante.
g.kosovari