Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar datën për shqyrtimin e çështjes ndaj Fatmir Mediut. Seanca për shqyrtimin e dosjes është vendosur më 27 korrik me gjyqtar Erion Çelën.
Gjykata e Lartë shpalli moskompetencë për rihapjen e çështjes ndaj ish ministrit te mbrojtjes Fatmir Mediu. Gjykata e Lartë vendosi që t’ia rikthejë aktet e kësaj çështje Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Ishte SPAK që kërkoi rigjykimin e Fatmir Mediut, pasi e akuzon si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur me argumentin se ai nuk ma imunitet dhe mund të përballet me drejtësinë.
Për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë ndërkohë që Fatmir Mediu, në atë kohë ministër i Mbrojtjes i shpëtoi gjykimit pasi kishte mandatin e deputetit. Mihal Delijorgji, president i shoqërisë Albademi, Ylli Pinari, drejtor i MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës Albademi, ishte treshja e të pandehurve kryesorë për Tragjedinë e Gërdecit.
g.kosovari