• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“B-ja s’ta fal…”/ Dalin përgjimet e reja nga dosja “Tushe”: Unë e qëndisa, kryetari më tha do ti q* nënën…

by Java News
09/07/2021 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E ndërsa akuzat dhe provat kundër ish-kryetarit të bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe u zbuluan dhe gjykata e la pas hekurave, ka mbetur një pyetje pa përgjigje duke krijuar mister, kush është “B”-ja që përmendet në përgjimet e SPAK-ut që ka 11 zyrtarë dhe biznesmenë deri tani nën akuzë.

Në dosje prokuroria i referohet vetëm me inicialin “B” duke mos shkuar më tej, por që kuptohet që zyrtari në fjalë ka jo pak peshë si në Lushnje, por edhe në Tiranë. Biznesmeni Ibrahim Lami i cili u arrestua bashkë me Fatos Tushen thotë se e ka shoqëruar atë për në Parlament.

Por nuk ishte vetëm një episod në dosje që flitej për zyrtarin e lartë me peshë emri i të cilit fillon me “B”. ABC News sjell një tjetër pjesë nga dosja me përgjimet e SPAK-ut, ku ky personazh lakohet në një tjetër bisedë por sërish me të njëjtën temë, mbyllja e problemeve që mund të hapeshin nga tenderi i kanalit vaditës.

Konkretisht në datë 28 shtator të vitit të kaluar, SPAK ka kapur nga përgjimet një bisedë të zhvilluar mes drejtorit të ndërmarrjeve publike në bashkinë Lushnje Flamur Peqini dhe biznesmenit Ibrahim Lamit në lidhje me ankimimin e paraqitur nga firma “Avduli’ për tenderin e kanalit.

Biseda e zbardhur

Flamur Peqini: Ja çuam përgjigjen që të premten, unë tani, ja qëndisa, ja çova, shohim çfarë do të bëjë ai. Po kush e di tani, ça të them unë.

Ibrahim Lami: Tashi ku ka të drejtë të ankohet ai…A ju vë në dijeni juve ai?

Flamur Peqini: Ankohet aty tani te APP dhe normal na vë në dijeni edhe neve, ai na nis një shkresë dhe ne ai, si rregull nuk bie dakord me përgjigjen ai dhe bën një ankesë te APP

Ibrahim Lami: E marr vesh, e marr vesh. Po si ky ka burrë i poshtër qenka?

Flamur Peqini: Më të poshtër nuk ke ku të gjesh, por hajt ne e bëmë atë që duhet bërë

Ibrahim Lami: A e di ti, çfarë halli kam unë, se dikush aty nga brenda ja ka çuar informacion atij.

Flamur Peqini: Jo nga aty jo, por nga ata lart po.

Ibrahim Lami: Nuk e di se një ja ka çuar. Këtë mbaje për vete se ma tha kryetari mua. Do ta gjejë tha, do ti q* nënën, tha.

Flamur Peqini: E di unë e di. Kam edhe një aludim aty lart, ai që ke folur gjithmonë, ai juristi, jo ky, flas për juristin, jo ky se nuk arrin deri në atë fazë ky.

Ibrahim Lami: Se di jo, mirë është të dali se ai këtu le të hajë veten me dhëmbë se nuk e le, “B…..” këtë herë këtë punë.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Tentoi të korruptojë efektivin me 20-çe, pasi u kap me telefon teksa drejtonte mjetin. Pranga 21-vjeçarit në Tiranë

VIDEO/ Tentoi të korruptojë efektivin me 20-çe, pasi u kap me telefon teksa drejtonte mjetin. Pranga 21-vjeçarit në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

November 5, 2026

Taksa e qarkullimit te mjetet, eksperti: Përfitojnë ata që bëjnë shumë kilometra

November 5, 2026
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

“Fondet të kalojnë pa vonesa”, INSTAT kërkon para shtesë për vitin 2027 për censin e bujqësisë

November 5, 2026
Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

November 5, 2026
‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

November 5, 2026
Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

November 5, 2026
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

November 5, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Nga Kaini te Kanuni, dhe një shtet inekzistent

November 5, 2026
Disa protestues dhe shoqata në Kushtetuese, ankimojnë tre aktet e qeverisë për protestat

Disa protestues dhe shoqata në Kushtetuese, ankimojnë tre aktet e qeverisë për protestat

November 5, 2026
Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In