Është bërë menjëherë virale një fotografia e deputetes kosovare, Adriana Matoshi, ku shfaqet me sytë e mbyllur teksa ndodhet e ulur në karrigen e saj në Kuvend.
Sipas mediave në Kosovë, aktoren e njohur e zuri gjumi gjatë seancës së sotme parlamentare. Ndërkohë pas përhapjes së shpejtë në rrjet të këtij imazhi, ka reaguar edhe vetë Matoshi.
Përmes disa postimeve në “Insastory”, Adriana shprehet se “e zuri gjumi pasi po fliste opozita”.
“Kur opozita flet dhe t’i e ndjen zemrën duke tu ngushtuar dhe kokën duke të dhembur”- shkroi deputetja, krahas fotos.
Ndërsa në një tjetër postim u shpreh se fotografitë janë shkrepur nga deputetët opozitarë që sipas saj nuk merren me problemet e shtetit, por harxhojnë kohën duke i bërë asaj foto dhe duke shantazhuar.
“Kolegët e opozitës nga krahu im i djathtë më shumë merren me mua se me problemet që i kanë shkaktuar vendit.
Kanë kohë të bëjnë foto, kanë kohë të shantazhojnë por kurrë kohë nuk patën për të punuar që të rregullonin diçka për vendin tonë”./m.j